Parlamenti i Argjentinës miraton reformat ekonomike të Milei

schedule11:06 - 28 Qershor, 2024

schedule 11:06 - 28 Qershor, 2024

Parlamenti i Argjentinës më në fund miratoi sot programin e reformës ekonomike të presidentit ultra-liberal Javier Milei, pas disa muajsh debati mbi projektligjin.

“Ne do t’i japim qeverisë së Presidentit Milei mjetet e nevojshme për të qenë në gjendje të ristrukturojë shtetin një herë e përgjithmonë,” tha kreu i partisë në pushtet, Gabriele Bornoroni.

Politikisht, ky miratim do të thotë “një sukses i plotë për qeverinë”, tha politologu dhe ekonomisti Pablo Tigani.

Por në sektorin ekonomik do të thotë “një rikthim në politikën e viteve 1990 me derregullim, privatizim dhe hapje të pakushtëzuar të ekonomisë që do të godasë rëndë industrinë dhe kompanitë e vogla dhe të mesme,” shtoi ai.

Qeveria e tij zbatoi një program  fiskal drastik me një objektiv “deficiti zero” deri në fund të 2024-ës për të trajtuar inflacionin kronik, i cili në 2023 arriti në 211%.

Por shkurtimet buxhetore, të cilat shkaktuan, ndër të tjera, paralizën e punëve publike, të kombinuara me zhvlerësimin e dhunshëm të pesos (-54%) në dhjetor, shembën fuqinë blerëse të argjentinasve.

Inflacioni në Argjentinë vazhdoi të zbutej gradualisht në maj, duke rënë 4.2% nga muaji i kaluar, rënia më e madhe në dy vjet e gjysmë. Ky trend është vënë re në pesë muajt e fundit, por inflacioni mbetet në nivele të paimagjinueshme, në nivelin 276.4%.

GDP e Argjentinës ra ndjeshëm me 5.1 për qind në tremujorin e parë, ndërsa papunësia tani kap 7.7 për qind të popullsisë, treguan të dhënat e publikuara të hënën.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!