Parlamenti grek miratoi “Detin”, Idrizi: Dje ishte ditë e zezë për Shqipërinë

schedule12:54 - 21 Janar, 2021

schedule 12:54 - 21 Janar, 2021

Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi e ka cilësuar të djeshmen një ditë të errë për Shqipërinë, pasi Parlamenti grek miratoi projekt-ligjin për zgjerimin nga 6 deri në 12 milje në detin Jon.

I ftuar në studion e ABC, me Juli Xhokaxhi, ai tha se për të ishte një ditë e zezë dhe nuk pati asnjë reagim. Idrizi shprehu keqardhjen që bifteku i ministrave në Dubai u komentua më shumë.

“Dje kishim një aktivitet për gazetën Çamëria. Nuk mund të rrija dot pa thënë dy fjalë, për mua dje ka qenë një ditë e errët për Shqipërinë që pasojat do t’i ndjejmë gjatë. Është një ditë e zezë, e errët për Shqipërinë, e parashikuar. Dje vëmendja duhet të ishte tek kjo gjë. Më vjen keq që bifteku i Dubait vlen më shumë se zgjerimi i Greqisë. Jam i keqardhur që kryeministri shqiptar ka bërë kudo avokatinë e kësaj gjëje.

Pse pikërisht sot Greqi zgjeron ujërat? Kufijtë e detit Greqia i ka përcaktuar në 1937. Pse sot? na paraqesin të drejtën. Pse pas 40 vitesh? Të gjitha këto vijnë pasi shikon se kryeministri shqiptar ka marrëdhënie të relaksuara. A pati thënë se nuk do shkonte në Greqi pa u hequr ligji i luftës. Vajti herën e parë dhe na tha hëngra një darkë të bukur. Me kë hëngri darkë , me një kryeministër që nuk njeh çështjen çame?

Në ligjin për minoritet ku Shqipëria gjysmën e saj e ka jashtë doli me 9 komunitetet. Ishte një ndër gabimet më të rënda. Nuk ka sot një difenecion për minoritetet.

Nuk reagon njeri që Greqi bëri dje fakt zgjerimin.unë e di që kur zgjerohet njëri, ngushtohet tjetri. Ca fitoi Shqipëria? Çfarë u fol për heqjen e ligjit të luftës? Ata që ne na përmendin Konventën Europianë, dhe thotë jo aty ku nuk është e mundur, dhe shteti që përfshihet duhet ta kundërshtojë këtë gjë.

Kush e mori vendimin që ne duhet të shkojmë në gjykatën ndërkombëtare, një njeri i vetëm? Kryeministri i Greqisë edhe pse ishte në shtëpinë e vet nuk ishte vetëm”, tha ai. g.v/abcnews.al