Parlamenti Evropian ka votuar për një rezolutë të armëpushimit në Rripin e Gazës dhe për të përshpejtuar dërgimin e ndihmave humanitare në territor.
Rezoluta, e cila është thjesht simbolike dhe nuk ka peshë ligjore, u miratua me 312 vota pro, 131 kundër dhe 72 abstenime, shkruan Al Jazeera.
27 liderët e bllokut ende nuk kanë rënë dakord unanimisht të bëjnë thirrje për një armëpushim, pavarësisht lutjeve të vendeve anëtare si Belgjika, Irlanda dhe Spanja.
Deri më tani, linja e tyre zyrtare mbetet e fokusuar në “pauzat dhe korridoret humanitare”./abcnews.al