Parlamenti Evropian ka miratuar këtë të mërkurë largimin përfundimtar të Britanisë nga blloku evropian, duke hapur rrugën për Brexit të premten e 31 janarit
Në procesin e votimit, 621 ligjvënës kanë votuar në të mirë të largimit të Britanisë nga BE-ja për dallim nga 49 që kanë votuar kundër dhe 13 të tjerë kanë abstenuar.
Përveç votimit është dëgjuar edhe një këngë tradicionale skoceze për t’i dhënë lamtumirën e fundit Britanisë si anëtare e BE-së. Rezultatet e referendumit të vitit 2016 treguan se 52 për qind e britanikëve janë në favor të largimit nga BE-ja.
Pas 31 janarit, procesi i Brexit-it do të ketë një periudhë tranzicioni deri në fund të vitit. Kryeministri britanik, Boris Johnson ka mohuar se do të ketë shtyrje të kësaj periudhe tranzicioni./abcnews.al