Parlamenti Europian voton pro liberalizimit të vizave për Kosovën

schedule12:38 - 13 Shtator, 2018

schedule 12:38 - 13 Shtator, 2018

Parlamenti Europian ka votuar pro liberalizimit të vizave për Kosovën. Pak para votimit raportuesja e Parlamentit Europian për Kosovën Tanja Fajon, deklaroi se vendi i kishte përmbushur të gjitha kushtet.

Pro liberalizimit të vizave për Kosovën. Parlamenti Europian ka votuar pro pas apelit të raportueses për Kosovën në Parlamentin Europian, Tanja Fajon, e cila u shpreh se vendi i kishte përmbushur të gjitha kushtet. Ajo kërkoi votën e të gjithë eurodeputetëve të Parlamentit duke thënë se ky nuk është një vendim përfundimtar, megjithatë vendimi i këtij parlamenti është jashtëzakonisht i rëndësishëm për procesin.

Fajon në këtë mënyrë është mandatuar për të nisur negociatat me Këshillin Europian që do të pasohen me miratimin e pozicionit negociues nga ana e Këshillit. Një hap tjetër është marrëveshja mes të Këshillit dhe Parlamentit Evropian për një tekst të pranueshëm për palët, Këshillin dhe Parlamentin.

Pas gjithë këtyre hapave kalohet në seancë plenare të Parlamentit Evropian. Hapi i pestë është miratimi nga ambasadorët dhe më pas duhet të bëhet miratimi nga Këshilli i Ministrave me shumicë të kualifikuar ose ajo që quhet shumicë e dyfishtë 55% e vendeve anëtare (16 vende), që përfaqësojnë të paktën 65% të popullsisë se BE-së (328 milionë nga 505).

Më pas mbesin vetëm hapat formalë: ceremonia e nënshkrimit, publikimi në Gazetën Zyrtare dhe hyrja në fuqi e vendimit. E gjithë kjo procedurë mund të zgjasë gjashtë deri në nëntë muaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!