Parlamenti Europian njeh si gjenocid “Holodomor”, Zelensky: Një vendim i rëndësishëm dhe i drejtë

schedule14:08 - 15 Dhjetor, 2022

schedule 14:08 - 15 Dhjetor, 2022

Parlamenti Europian ka miratuar një rezolutë duke shpallur “gjenocid” vdekjen e miliona njerëzve në Ukrainë në vitet 1930, sipas mediave të huaja.

“Legjislatura e BE-së njeh Holodomor-in, urinë e viteve 1932-1933 në Ukrainë të shkaktuar nga një politikë e qëllimshme e regjimit sovjetik, si një gjenocid kundër popullit ukrainas”, shkruhej në tekstin e publikuar.

Menjëherë pas lajmit ka reaguar edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy në një mesazh në Twitter.

“Unë përgëzoj njohjen e Holodomorit si gjenocid nga Parlamenti Europian. Falënderoj Presidentin, deputetët dhe gjithë Europën e bashkuar për këtë vendim të rëndësishëm dhe të drejtë.

Shpresoj për njohjen e mëtejshme të Holodomorit si gjenocid nga të gjitha vendet e qytetëruara të botës”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!