Parlamentaret në Malin e Zi, mbi 51.5% e votuesve u paraqitën në qendrat e votimit deri në orën 13.00

schedule14:55 - 30 Gusht, 2020

schedule 14:55 - 30 Gusht, 2020

Në Malin e Zi po mbahen sot zgjedhjet parlamentare në të cilat marrin pjesë 6 koalicione dhe 5 parti politike.

540,026 qytetarë kanë të drejtë vote në këto zgjedhje.

Sipas raportimeve të mediave vendase, deri në orën  13.00 të pasdites, në qendrat e votimit u paraqitën 51.5 për qind të votuesve.

Si duket, pjesëmarrja në këto zgjedhje është shumë herë më e lartë se në Parlamentaret e mbajtura në vitin 2016. Aso kohe, pjesëmarrja deri në orën 13:00 të pasdites ishte 39.9 përqind, që është 14.2 përqind më pak se sot. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!