DIBËR- Procesi i votimit nga zgjedhjet parlamentare 2025 në Dibër nisi pa probleme, por me kalimin e orëve janë shfaqur problemet e para.
Gazetari i ABC News, Sali Doçi, raporton se aktualisht është bllokuar procesi i votimit ne dy qendra votimi në Dibër si pasojë e mosfunksinimit të pajisjes se identifikimit elektronik PAY.
Bëhet fjalë për qendrat në Brezhdan dhe në Pocest të Maqellarës.
Po ashtu, gazetari raportoi më herët se Policia ka përgënjeshtruar pretendimet e PD se ka pasur të shtëna me armë mbrëmjen e të shtunës.
“Policia ka deklaruar se nuk ka pasur të shtëna me armë, ashtu siç PD ka pretenduar”, tha ai.