Parku Olimpik i Tiranës do të jetë arena politike e 11 majit. Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka caktuar sallën e lojërave “Feti Borova” si më të përshtatshmen në kryeqytet për të administruar procesin e panjohur më parë për shqiptarët.
Ambientet e Parkut Olimpik kanë një kapacitet prej 1200 vendesh, sipërfaqe të mjaftueshme, kushte për administrimin e votave të cilat do të vijnë me postë, ofron lëhtësira logjistike, kushte teknologjike apo furnizim me energji elektrike.
Në pritje të votes së mbi 232 mijë emigrantëve të regjistruar, “Feti Borova” do të harrojë për disa ditë sportet olimpike, e do të kthehet në një arenë mundjeje mes partive.
“Padyshim ky do jetë momenti me i rëndësishem i numërimit të votave këto zgjedhje. Një Vasil Shanto 2.0”
Aty do të jetë vëmendja e gjithë opinionit publik vendas dhe të huaj. E para sepse për herë të parë do shohim se si e shohin Shqipërinë vëllezërit dhe motrat tona që jetojne jashtë. E dyta sepse edhe nëse jo këtë radhëe, e sigurt eshtë që në të ardhmen jo të largët, vota e tyre mund të vendosë drejtimin politik që merr Shqiperia.
/ abcnews.al