Parku Kombëtar Shebenik-Jabllanicë në Librazhd, një mrekulli e natyrës

schedule15:12 - 19 Janar, 2019

schedule 15:12 - 19 Janar, 2019

Në janar një zonë turistike që po vizitohet shume sidomos nga të huajt është Parku Kombëtar Shebenik Jabllanicë në Librazhd. Rruga për të shkuar deri atje është e hapur megjithëse trashësia e dëborës në disa vende shkon mbi 2 metra.

Cilësohet si një nga zonat më të bukura të Librazhdit. Parku kombëtar Shëbenik Jabllanicë gjendet në zonën kufitare mes Shqipërisë dhe Maqedonisë. Bora ka veshur të gjithë pyjet.

Trashësia e saj në disa zona shkon mbi dy metra dhe temperaturat janë më të ulëta. Këtu është vështirë të mbërrish në janar por nuk janë të paktë njerëzit me shpirtin e aventurës që sfidojnë motin e ashpër.

Rruga është e hapur, po ashtu edhe qendra për vizitorët. Në malet e Librazhdit ekzistojnë sipërfaqe të mëdha që prej pak vitesh shfrytëzohen nga turistët si pista për ski.

Drejtori i Zonave të Mbrojtura për Librazhdin, inxhinier Xhek Nezha thotë se çdo ditë bëhet një monitorim i situatës për gjuetinë e paligjshme dhe prerjen e pyjeve.

Në Fushë Studë qarkullimi  i mjeteve vijon normalisht. Po kështu edhe për banorët që duan të lëvizin drejt Peshkopisë. /abcnews.al