Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Parku eolik në Tropojë/ CEO i CWP: Projekti, shumë ambicioz. Falenderojmë Ramën e Ballukun për bashkëpunimin

schedule10:37 - 12 Janar, 2026

schedule 10:37 - 12 Janar, 2026

Në prezantimin e parkut eolik të Tropojës, CEO për Europën i kompanisë amerikane CWP, Dimitar Enchev, u shpreh pozitiv për të ardhmen energjetike të Shqipërisë.

Ndër të tjera në fjalën e rastit, ai shprehu mirënjohje për mbështetjen dhe bashkëpunimin me zëvendëskryeministren Belinda Balluku dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjetikës për bashkëpunimin e shkëlqyer.

“Është një kënaqësi e madhe për mua të jem këtu sot që të marr këtë moment kaq të rëndësishëm për projektin tonë. E para, do të doja të falënderoja zotin kryeministër z.Rama, dhe znj. Balluku për mbështetjen e tyre për vizionin e tyre për ta nxitur përpara këtë projekt kaq të rëndësishëm për politikat energjetike të Shqipërisë në mënyrë që ato të shkojnë në drejtimin e duhur.
Nuk është aspak e thjeshtë të krijosh zhvillime të reja në një ambient energjetik kaq kompleks dhe kjo kërkon një bashkëpunim shumë të ngushtë mes sektorit privat dhe sektorit publik dhe ne e kemi parë këtë gjë. Së bashku me dëshirën e mirë dhe me vizionin për ta bërë këtë gjë realitet. Herën e fundit kam qenë këtu në tetor kur vendosëm dhe nënshkruam një marrëveshje bashkëpunimi të përbashkët me BE dhe tani pas tre muajsh ne marrim lejen që na lejon të angazhohemi në përgatitjen e fazave të fundit të projektit tonë. Projekti, në fakt, është vërtetë shumë ambicioz. 600 MË në një treg si Shqipëria nuk janë pak, nuk është fjalë e vogël.



E kam filluar këtë punë 20 vite më parë. Para 20 vitesh isha i ri dhe fillova ta bëj këtë gjë për arsye mjedisore. Ishte dicka shumë e shtrenjtë me kosto shumë të madhe. 5 vite më parë ky mjedis energjetik në kontekstin europian ndaloi së foluri për ndryshimet klimatike dhe duhet të gjenim një mënyrë për të shkuar drejt pavarësisë energjetike dhe tani 5 vite më vonë kemi një arsye më shumë për të shkuar drejt pavarësisë energjetike. Janë ndërtuar qëndrat e të dhënave, AI, dhe po bëhet e qartë se pengesa e ardhshme do jetë energjia që do furnijo këto qendra.

Në këtë këndvështrim ne duhet të ndërtojmë një ekonomi moderne dhe Shqipëria e ka dhe këtë si mision dhe për këtë arsye duhet të kemi një politikë energjetike shumë të shëndetshme. Nuk mund të ndërtojmë dot një ekonomi moderne nëse nuk kemi burimet energjetike, ndaj në kontekstin e Shqipërisë është shumë e rëndësishme. Shqipëria ka një pozicionim unik, është mirëlidhur me pjesën tjetër të Europës, duhen profile të mirëstudiuara të gjenerimit të energjisë elektrike.

Kjo është ajo që ne e shikojmë sot si Europën në një kontekst më të gjerë, e cila duhet të gjenerojë sa më shumë energji elektrike lokale në mënyrë që të shkojmë në një pavarësi energjetike.
Investimi ynë është shumë ambicioz, disa njerëz menduan se u çmendëm, por në momentin që po bënim studimin provuam që ata e kishin gabim. Do të doja të falënderoja qeverinë, administratën, që na ka ndihmuar në këtë gjë,” përfundoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!