Parkimi i gabuar i makinës është një nga shkeljet më të përhapura të drejtuesve të mjeteve në Tiranë. ABC News ka kryer një vëzhgim në disa rrugë të kryeqytetit, ku gjen mjete të parkuara në dy apo tre rradhë, duke shkelur Kodin Rrugor.
Edhe në një ditë pushimi parkimet e gabuara i sheh pothuajse në të gjitha rrugët e Tiranës.
Edhe pse e dinë që janë në kundërshtim me kodin rrugor, drejtuesit e mjeteve ndalojnë në krah të automjetit që ka parkuar në rregull, ose siç njihet rëndom, parkimi dysh.
E gjithë rruga nuk i ka shpëtuar shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.
Nuk është vetëm bulevardi “Zhan d’Ark” që ka këtë pamje.
Në bulevardin “Gjergj Fishta” nuk parkohet vetëm dysh por edhe tresh.
Madje Kodi rrugor shkelet edhe nga zyrtarë të lartë të shtetit.
Ndryshimi i vetëm që pamë në këtë rrugë është prania e policisë rrugore që nxori bllokun e gjobave.
Rruga “Myslym Shyri” ka qenë dhë është një ndër segmentet më të bllokuara nga parkimet dysh.
Drejtuesit e mjeteve nuk e kanë ndryshuar sjelljen e tyre kur i duhet të mbarojnë një punë apo të pinë një kafe në këtë rrugë të kryeqytetit.
Një ndalim i gabuar shkakton vështirësi në qarkullim, pa përjashtuar edhe rrezikun nga aksidentet.
As fushatat sensibilizuese e as rritja e ndjeshme e gjobave për parkimet dysh nga 500 deri në 2 mijë lek, nuk i kanë trembur shoferët nga moszbatimi i ligjit.
Të parkuarit dysh e tresh ndodhin në rrugë dytësore e kryesore në Tiranë./abcnews.al
https://youtu.be/UXvIL0N-g5s