“Parisi qyteti i regbisë dhe artit, s’i plas kujt nëse humbet”, si u bind Leo Messi

schedule16:17 - 12 Gusht, 2021

schedule 16:17 - 12 Gusht, 2021

PSG veproi shpejt pas mungesës së rinovimit të Leo Messit me Barcelonën, dhe bindi yllin argjentinas të transferohej në kryeqytetin francez.

Përveç rrogës 35 milion euro në sezon dhe bonuseve pafund në kontratë, fjalët e Leonardos, drejtorit sportiv të PSG-së, qetësuan 34-vjeçarin dhe sollën akordin final.

El Pais zbulon se çfarë i tha Messit drejtuesi brazilian, i cili ia doli të bindë fituesin e gjashtë “Topave të Artë” për të pranuar ofertën e klubit francez.

Parisi është qyteti i ushqimit, artit dhe kulturës. Sa i përket sporteve, futbolli vjen pas regbisë. Nëse humbet tre ndeshje radhazi, askush nuk të ndalon në rrugë për të të qortuar apo ofenduar.

Ju dhe familja juaj nuk do hasni probleme për t’u përshtatur këtu“, janë fjalët që zgjodhi Leonardo për t’i mbushur mendjen përfundimisht Messit të pranonte transferimin te PSG. /abcnews.al