Parisi planifikon t’i japë titullin “qytetare nderi” Mahsa Amini, vajzës iraniane që vdiq pasi u arrestua nga policia, sipas një deklaratë të kryebashkiakes së qytetit Ann Hidalgo.
22-vjeçarja vdiq ndërsa ndodhej në paraburgim dhe vdekja e saj shkaktoi protesta të përgjakshme në të gjithë vendin. Hidalgo deklaroi se ky titull jepet për të nderuar ata persona që “luftojnë duke rrezikuar jetën”.
Ata gjithashtu do të sugjerojnë një vend në Paris për t’i vënë emrin e saj në mënyrë që askush mos ta harrojë.
“Admirimi ynë për këto gra është i pafund. Parisi do të qëndrojë gjithmonë pranë atyre që luftojnë për të drejtat dhe lirinë e tyre,” tha ajo.
/abcnews.al