Qeveria franceze ka ngritur një ekip të posaçëm për të trajtuar një thatësirë historike që ka lënë më shumë se 100 bashki pa ujë të pijshëm.
Ministri i Mjedisit, shpjegon se qindra autobote janë duke çuar ujë në ato qytete në të cilat tubacionet janë tharë totalisht, shkruan BBC.
“Kjo është situata më e vështirë nga thatësira që është regjistruar ndonjëherë, pritet të vijojë të paktën dhe për dy javë të tjera”, thuhet në njoftimin e kryeministrisë.
Kompania shtetërore e energjisë gjithashtu ka ndërprerë furnizimin për disa centrale bërthamore, pasi temperaturat e ujërave të lumenjve janë tepër të larta se sa duhet për të ftohur reaktorët.
Vala e të nxehtit që ka përfshirë Francën që prej qershorit gjithashtu ka bërë që pemët të humbin më shpejt gjethet e tyre, duke krijuar pejzazhe që më shumë ngjasojnë me vjeshtën./abcnews.al/