Paris Saint-Germain duhet të gjejë “shtëpinë” e tij të re, pasi kryebashkiaku i qytetit njoftoi se “Parc Des Princes” nuk është në shitje.
Sipas asaj që raporton ESPN, duke qenë se stadiumi nuk është i klubit dhe nuk është dhënë nga Bashkia kundrejt çmimit përkatës, Nasser Al Khelaifi nuk do të ofrojë 500 milionë euro për zgjerimin e tij dhe do të largohet prej tij.
Paris Saint-Germain luan në këtë stadium që nga viti i themelimit, 1970, dhe tashmë janë investuar 85 milionë euro për përmirësimin e tij.
“Qëndrimi ynë është i qartë. “Parc de Prince” nuk është në shitje dhe nuk do të shitet. Ky është qëndrimi ynë i rreptë dhe përfundimtar. Stadiumi është një trashëgimi e jashtëzakonshme e qytetit tonë”, ishin fjalët e kryebashkiakutku Parisi u përgjigj se “është për të ardhur keq që kryetari i bashkisë po i jep fund papritur dhe përfundimisht diskutimeve që kishim për një kohë të gjatë për shitjen e mundshme”. /G.D abcnews.al/