Me mijëra qytetarë kanë nisur të largohen nga Parisi në orët e para të mëngjesit të sotëm, pak orë para se të hyjë në fuqi bllokimi i tretë
Nga pamjet e publikuara shihet se stacionet e trenave janë të mbushura plot, me njerëz që duan të largohen.
Trenat që niseshin nga stacioni i Parisit me destinacion në Brittany dhe në jug-perëndim ishin të mbushur me njerëz pas një numri të madh rezervimesh të enjten vonë, menjëherë pasi kryeministri Jean-Castex njoftoi bllokimin e ri.
Një zëdhënës i ndërmarrjes hekurudhore kombëtare të Francës tha se rezervimet e trenave për disa destinacione kishin arritur 100%, nga 60-70% të premten e kaluar. g.v/abcnews.al