Parisi bën të detyrueshme maskën në ambientet e jashtme

schedule08:33 - 30 Dhjetor, 2021

schedule 08:33 - 30 Dhjetor, 2021

Parisi ka bërë të detyrueshme sërish maskën në ambientet e jashtme, duke filluar nga e premtja për shkak të rritjes së rasteve. Maska do të jetë e detyrueshme për të gjithë personat mbi 11 vjeç.

Franca regjistroi 208,099 raste të reja në 24 orë, numri më i lartë i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë.

Vendi gjithashtu ka regjistruar 184 viktima, duke çuar numrin e përgjithshëm në 96.291.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!