Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Paris SG kthehet “Champions”/ Kampionët e kontinentit fituan derbin francez në Monaco

schedule12:37 - 18 Shkurt, 2026

schedule 12:37 - 18 Shkurt, 2026

Nuk ishin në humorin më të mirë kur u nisën për rrugë. Paris SG mund të jetë kampionia e Europës në fuqi, nënkampione në Kupën e Botës për klubet dhe kampione në Kupën Interkontinentale gjithashtu të FIFA-s, veçse momenti ishte negativ.

Skuadra e klubit të miliarderëve të Gjirit Persik sapo kishte humbur kreun e renditjes në Ligën e Parë të Francës, diçka që I ndodh tepër, tepër rrallë, dhe as nuk mund të mendohet për diferencën financiare me rivalët.

Gjithsesi, nga humbja 3-1 në fushën e Renës, nuk mjaftoi që të shkatërronte karakterin e kampionëve. Yjet e trajnerit Luis Enrike e treguan veten në çastet më të vështira, duke fituar 3-2 derbin e kampionatit francez në fushën e Monakos.



Skuadra nga Principata, që është në krizë në Ligën e Parë, e nisi sfidën në mënyrë të shkëlqyer me dy gola të shpejtë. Balogun realizoi që në minutën e parë, dhe pastaj u përsërit në 18’.

Gjithsesi, Paris SG nuk u dorëzua dhe tregoi se nga çfarë brumi është gatuar. Sulmuesi Due ishte protagonisti i madh me dy gola, në 29’ e 67’, ndërsa Ashraf Hakimi shënoi për 2-2 në 41’.

Më pas, Aleksandr Golovin u përjashtua me të kuq për Monakon dhe gjithçka mori fund. Gazeta “L’Ekip” ia jep kopertinën më shumë Olimpiadës së dimrit dhe një të arte fituar nga Franca, ndërsa për PSG-në shkruan: Dyfish Due!

E përditshmja kryeqytetase “Lë Parizië” komenton në mënyrë telegrafike: Champions, në Monako, PSG bëri një hap të madh drejt kualifikimit! Ndeshja e kthimit është në 25 shkurt, të mërkurën e ardhshme, por PSG duket e sigurt për të shkuar nga plej ofi në raundin e dytë të Ligë ssë Kampionëve. Duket se mund të përsëritet historia, pasi edhe vjet ndodhi pikërisht kështu, fillim i vështirë dhe pastaj titulli./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!