Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Paris SG, kampion në “letër”/ Mbappe kërkon “hakmarrje”, Tahiri: Do të jetë lojtari që do të bëjë diferencën

schedule23:45 - 7 Korrik, 2025

schedule 23:45 - 7 Korrik, 2025

Botërori për klube pushon në pritje të gjysmëfinaleve, ndërsa kjo është koha për të bërë bilance dhe parashikime se cila prej katër skuadrave ka shanset më të mira për të ngritur lart trofeun në këtë turne.

Agjencia e analizave dhe statistikave në sport “OPTA” ka përditësuar renditjen e saj për favoritët, pas mbylljes së fazës çerekfinale.

Fitorja 2-0 në atë që konsiderohej si finale e parakohshme kundër Bajernit të Mynihut ka kthyer sërish në krye Paris SG.

Kampionët e Europës janë pretendentë kryesorë për triumfin, me saktësisht 39.33%.

Gjatë intervistës në emisionin “Botërori i Vogël”, në ABC News trajneri Ledio Pano, u ndal tek futbollisti, Mbappe që pritet të jetë titullar për herë të parë në këtë botëror.

“Besoj se gjithë sytë do të jenë tek Mbappe dhe mënyra se si do të luajë kundra ekipit të tij. Me ikjen e tij ndryshuan shumë gjëra tek  Paris SG, por dihet thënë që “Mbappe është Mbappe”, tha ai.

Nga ana e tij, specialisti Ermal Tahiri tha se lojtarët që kanë ikur nga një ekip dhe kanë luajtur kundër, gjithmonë kanë qenë protagonist.

“Do jetë lojtari që do të bëjë diferencën tek Reali”, tha ai, duke shtuar se “Reali do që të jetë ai protagonist. Te PSG që i ka marrë të gjitha deri më sot, ka një të vërtetë tjetër që mesfushën e ka shumë më të mirë. Reali ka forcën tek pjesa e treshes së sulmit, Mbape, Gonzales dhe Vinicius”.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!