Çdo epokë ka skuadrat e veta, dhe ja ku është shfaqur ajo e radhës. Ndoshta futbolli nuk është mësuar që Europën ta dominojë një ekip me paratë nga Lindja e Mesme, dhe me kaq shumë yje të importuar, por gjithsesi Paris SG I sotëm nuk turpërohet aspak nga kjo.
Kampionia në fuqi e Europës ka barazuar rekordin e Realit dhe të Bajernit për numrin e fitoreve në një vit kalendarik në Champions. Suksesi 7-2 në Leverkusen, arritur pas një spektakli të vërtetë, ishte I 12-ti në 2025.
Siç informon agjencia e statistikave, Opta, ky është barazim i rekordit të vendosur nga Bajerni në 2001 dhe arritur edhe nga Reali në 2014.
Gjithsesi, ndërsa kemi përpara nëntorin e dhjetorin, PSG i ka të gjitha mundësitë që të vendosë rekordin e ri, ironikisht që në 4 nëntor ndaj Bajernit në “Parkun e Princave”.
Në Leverkusen, përtej nga një kartoni të kuq për secilin ekip, golat për fituesit u shënuan nga Paço, dy herë nga Due, Kvarackelia, Mendesh, Dembele dhe Vitinja.
Arritjet e trajnerit Luis Enrike dhe e futbollistëve të tij janë të shkëlqyera, duke lënë prapa madrilenët e bavarezët.
Kjo, sepse PSG ka në 2025, 12 fitore e vetëm 2 humbje, duke fituar titullin kontinental, e sidomos duke pasur një golaverazh të pamendueshëm, me 45 gola të shënuar e 12 të pësuar.
Nuk dihet nëse francez do ta mbrojnë titullin e fituar sezonin e kaluar, por për momentin mund të cilësohen skuadra më e mirë e Europës e madje e gjithë botës./abcnews.al

