Galleria “L’Atelié de Lymier” ne Paris po shfaq disa nga veprat më të njohura të artistit të shquar Van Gogh. Këto vepra po projektohen në dysheme dhe mure, me pamje të dixhitalizuara.
Në galeri përcillen iluzione të zhurmës së ujit nën efektin e dritës dhe falë teknologjisë është krijuar një spektakël ngjyrash.
Për herë të parë Galeria e ka realizuar në prill të vitit të kaluar një projekt të tillë, që ka në fokus artin dixhital.
Pas ekspozitës me të njëjtin format në vitin 2018, kur u inaugurua galeria, ky është projekti i saj i dytë. Galeria “L’Atelié de Lymier” është e para e këtij lloji në Francë. /abcnews.al