Leo Messi fitoi çmimin si lojtari më i mirë nga FIFA, por ka të tjerë që mendojnë se argjentinasi nuk e ka merituar. Te Juventusi janë të bindur se atë çmimin duhet ta merrte ylli i tyre, Cristiano Ronaldo. Fabio Paratici është ai që flet dhe arsyen pse portugezi duhet ta fitonte atë çmim para Mesit.
“Na vjen keq për mungesën e Ronaldos kundër Brescias, sikurse na vjen keq edhe për çmimin mbrëmë. E respektojmë Messin, është një lojtar i shkëlqyer, por ne mendojmë dhe e kemi menduar se pas atyre që CR7 ka bërë sezonin e shkuar, duke fituar Nations League, duke pasur parasysh fitimin e kampionatit italian, Superkupën e Italise, si dhe pasi kishte luajtur shkëlqyeshëm në Champions League, e meritonte atë çmim”, ka deklaruar Paratici.
Ronaldo momentalisht ka një dëmtim në aduktorë dhe në kampin bardhezi pritet ta shohin në ditët në vijim gjendjen e tij, për të mësuar se sa kohë do t’i duhet të rikuperohet. Mendohet se ai do të kthehet shpejt, ndaj edhe u la pushim kundër Brescias./abcnews.al