Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba i tha CNN se “të gjitha kompanitë perëndimore duhet të tërhiqen nga Rusia” për arsye humanitare.
Duke folur për CNN të dielën, ministri i Jashtëm tha se “është thjesht kundër parimeve bazë të moralit të vazhdohet të punojë në Rusi dhe të fitojë para atje. Këto para janë njomur me gjak ukrainas”.
Kur u pyet nga gazetari i CNN, Kuleba tha se të gjitha kompanitë e energjisë duhet të “ndalojnë blerjen e naftës ruse. Kjo vlen jo vetëm për Shell, por edhe për kompani të tjera. Rusisë iu imponuan disa masa të ashpra, por të gjithë e dimë se të ardhurat më të mëdha vijnë nga tregtia e naftës dhe gazit.
“Sot, nafta dhe gazi rus mban erë gjaku ukrainas,” tha Kuleba.
Kuleba rezervoi gjithashtu kritika për Coca-Cola dhe McDonalds si dy kompani shumëkombëshe që vazhdojnë të bëjnë biznes në Rusi.
“Ne u mërzitëm kur dëgjuam kompani si Coca-Cola dhe McDonald’s të mbeten në Rusi dhe të vazhdojnë të ofrojnë produktet e tyre,” tha ai.