Paratë e sekuestruara në Durrës, Basha: Taulant Balla garant

schedule12:10 - 25 Qershor, 2018

schedule 12:10 - 25 Qershor, 2018

Të enjten e paralajmëroi se shumë shpejt lajmi do të dilte.

Lulzim Basha: “Njëri prej këtyre që zgërdhihet më shumë ka qenë në Gjermani para tre ditësh. Mbajeni mend këtë që ju them. Ka porositur një “Toyota Yaris”, por ta kanë zbuluar o zgërdhimtar bashkë me bashkë me 1.5 mln euro të drogës brenda. Vazhdo qesh dhe shiko se çfarë do të të tundet para hundësh shumë shpejt”.

4 ditë më pas kryetari i Partisë Demokratike jep më shumë detaje se për kë ishin këto para dhe cili është roli i sekretarit të përgjithshëm të Partisë Socialiste, Taulant Balla, në transportin e 3.4 milionë eurove.

Lulzim Basha: “E para, që Paratë janë të një prej bandave më të rrezikshme të trafikut të drogës, aktive kryesisht në zonën e Elbasanit, por edhe të gjithë Shqipërisë.  E dyta, Taulant Balla kishte marrëveshje për të garantuar hyrjen e këtyre parave pa problem në Shqipëri. E treta, policia shqiptare ka qenë nën presionin e një prej partnerëve tanë për të vepruar. Është një nga vendet partnere, i cili është skeptik përsa i përket kushteve të Shqipërisë për integrimin në veçanti kundër krimit dhe korrupsionit”. 

Pranon kreu dekmokrat se operacioni është dekonspiruar.

Lulzim Basha: “Po, sigurisht, është dekonspiruar plani i Taulant Ballës dhe i strukturave brenda Policisë së Shtetit dhe Parlamentit shqiptar për të çuar deri në fund këtë bashkëpunim me një nga bandat kryesore të drogës së Elbasanit dhe për të futur miliona euro të drogës në Shqipëri. Kjo është dekonspiruar pa pikë dyshimi. S’besoj se ju vjen keq, sigurisht që jo”.

Një përgjigje deputeti socialist ia dha që ditë e parë që u akuzua. Sekretari i Partisë Socialiste, Taulant Balla, ndonëse njoftoi se do të bënte një deklaratë pas akuzave publike të kryetarit të Partisë Demokratike, e anuloi, duke zgjedhur rrjetin social Facebook për të dhënë përgjigjen e tij.

“O Babale! Mjerë kush të beson ty akoma dhe taksirati ynë që kemi përballë një opozitë qe e ktheve në teatër babalesh!

Je kaq i mbaruar o Babale sa tani nuk ke më këllqe as të shtrëngosh llastikun e brekusheve të rrenave, që të bien përdite në sy të miletit dhe ti hiç s’do me dit, po vazhdon si budallai i fshatit… Hajde Babale hajde, fli gjumë tani fli se për sot e dhe shfaqjen e rënies së brekusheve”./abcnews.al