Prodhimi i parave virtuale në Shqipëri është zyrtarizuar prej thuajse tre vitesh.
Shqipëria miratoi ligjin për kriptomonedhat, në shtator të vitit 2020, por sot, dy vite e gjysme me pas, nuk ka ende subjekte te regjistruara. Rregullorja e vitit 2021, ngarkoi Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare per kontrollin e këtyre subjekteve per te shmangur nje situate te mundshme ku keto biznese mund te sherbenin per pastrim parash.
Gjatë vitit 2022, Policia e Shtetit ka realizuar të paktën 2 operacione, që çuan në shkatërrimin e dy bazave të prodhimit të kriptomonedhave.
Megjithatë sipas një raporti të publikuar nga platforma për kriptomonedha, Chainanalysis, Shqipëria renditet pas Greqisë në rajon, për sasinë e monedhave virtuale që zotëron.
Mbi 50% e shqiptarëve posedojnë kriptomonedhë te llojit Ethereum, 25% kripto me vlerë të fiksuar dhe 10% Bitcoin, ndërsa pjesa tjetër janë kriptomonedha alternative.
Analiza thekson se Shqipëria është i vetmi vend në Evropë që kryen transaksionet e monedhave digjitale pa monitorim dhe e “paprekur” nga sistemet përkatëse.