“Paratë dhe kontrata nuk janë aspak problem, dua të kthehem te Barcelona”

schedule10:57 - 24 Qershor, 2021

schedule 10:57 - 24 Qershor, 2021

Paulinho e kishte të pamundur të kthehej në Kinë për të luajtur për shkak të masave kundër Covid-19 dhe vendosi të ndërpresë kontratën me Guangzhou. Tashmë ai është lojtar i lirë dhe në një intervistë për Mundo Deportivo e tregon qartë se kërkon një kthim te Barcelona.

32-vjeçari luajti me katalanasit në sezonin 2017-18 dhe shënoi plot 9 gola në La Liga. Barcelona në fakt po e kërkon një mesfushor të profilit të tij dhe vetë Paulinho tregon qartë se paga dhe jetëgjatësia e kontratës nuk është problem.

 

“Pas vitit të suksesshëm të Barcelona unë kam mundësinë të transferohem në disa klube të mëdha në Europë, por duhet të presim sepse unë sapo kam mbyllur kontratën me Guangzhou. Barcelona është një ekip që unë e njoh shumë mirë.

Kam kaluar një vit të paharrueshëm atje, si në klub, ashtu edhe në qytet. Fituam kupën dhe kampionatin. Nëse do me jepej edhe një tjetër, do ishte diçka e mirë për mua dhe familjen time dhe do isha i kënaqur.

Për mua çështja e parave apo kohëzgjatja e kontratës nuk është problem, nuk ka qenë kurrë, veçanërisht kur të kërkon një klub si ata. E kam treguar këtë kur erdha në “Camp Nou” nga Guangzhou, duke marrë shumë më pak para nga sa merrja në Kinë.

 

Kurrë nuk i kam pasur primare paratë në karrierën time, kështu që nuk do kishte asnjë problem të kthehesha te Barcelona. Gjithashtu këtë herë klubi nuk do paguante për të më afruar mua. Po, kam shtatë muaj që nuk kam luajtur në ndeshje zyrtare, por jam në formë shumë të mirë.

Jam stërvitur me Red Bull Bragantino shumë fort dhe do më duheshin maksimumi katër ndeshje për të arritur nivelin e duhur”, tha Paulinho. /abcnews.al