Për të folur për parashikimin e yjeve, në emisionin ‘ABC-ja e Mëngjesit’ ishte e ftuar astrologia Meri Gjini. Ajo bëri parashikimin e horoskopit për muajin dhjetor duke theksuar edhe si do të mbyllet ky vit për të gjitha shenjat.
Dashi:
Prioritet dhe lehtësirat e muajit kanë të bëjnë me mbylljen e detyrimeve që kanë të mbartura nga 2021. Çfarë është për t’u mbyllur, çfarë është për t’u paguar, çfarë është për t’u vendosur pikat mbi i, çfarë është për t’u firmosur, sidomos nga data 12-13 deri në fundin e muajit. E dyta, idetë për të cilat kanë punuar fortë gjatë 2020-2021 për zhvillimin e tyre professional, do të duhet t’i përshtatin me kohën, do të duhet t’i modernizojnë pak. Kjo për ta pasur më të lehtë rrugëtimin e 2022 dhe për të arritur më lehtë majën e tyre që e kanë në 2023. Ndrësa me dashurinë janë paksa të ngurtësuara gjërat, por nuk do të dali problem për zgjidhje.
Demi:
Rezultati i muajit do të përcaktohet pikërisht prej humorit të tyre, në mënyrën se si do të ndihen nga emocionet e tyre, që në fakt do të jetë e ndryshueshme në periudha të ndryshme të muajit. Ajo që është e rëndësishme, është që në jetën personale të mos marrin vendime të formës së prerë, si për mirë, si për bashkim, si për ndarje. Pra, nuk është momenti të marrin vendime të formës së prerë.
Binjakët:
Suksesi i muajit do të varet nga vëmendja që do t’i kushtojnë nga vëmendja që do t’i kushtojnë se çfarë ndodh rreth e qarkë tyre. Në pjesën e karrierës së tyre, ka propozime, ka lëvizje, ka prapaskena jo kaq nga gjysma e dytë dhe në vazhdimësi, por në pjesën e parë, Marsi do vazhdojë të jetë te Akrepët dhe kjo bën atë ndjesinë se çfarë po ndodh dhe se çfarë fshihet realisht. Por në fakt është shqetësim që duhet të merret realisht, vëmendje dhe shqisa të hapura për të kapur fillin e gjërave. Gjithsesi, ajo që është e rëndësishme, është që në pjesën e punës, ajo që i përket Binjakëve ka diçka që i përket Binjakëve në mbyllje të vitit. Sa i përket emocioneve, nuk është se do të mungojnë momentet, por gjithashtu në pjesën sociale do të ketë momente për t’u gëzuar nga data 22-23 e dhjetorit e në vazhdimësi.
Gaforrja:
Edhe për Gaforren është pjesa emocionale, është Venusi ballë për ballë deri në fundin e Marsit. Kanë një nostalgji për t’u ndjerë ftohtë atje ku janë, për tu kthyer në të kaluarën, për tu kthyer e analizuar. Megjithatë, këtë e bëjnë edhe për të ndjerë atë pjesën në trurin e tyre. Sepse nga pjesa profesionale duke qenë se janë në zhvillim të vazhdueshëm, nuk e kanë shumë të gjatë projektimin. Kështu që është një formë ushqimi kjo pjesa emocionale që të mos ndjehen bosh. Mbas datës 20 do ta gjejnë veten në vijë të parë, përsa i përket çështjes së punës.
Luani:
Nga data 12 deri në datën 20 e vetmja gjë që mendojnë është mundem a nuk mundem. Më pas, pastaj janë shumë të qetë. Deri nga data 12 të përpiqen se çfarë duan apo nuk duan me fizikun e vetë, çfarë pikëpyetjesh apo pasigurish kanë patur me shëndetin e vetë, t’i bëjnë një kontroll, që ti futen vrapin në datën 12. Edhe në fund të vitit të kenë bilance produktive në fund të vitit, për arsye se e kanë nisur me intensitet të plotë.
Virgjëresha:
Suksesi i muajit do të varet nga guximi i tyre. Duket sikur gjysma e tyre është shumë e sigurt në planet që ka në kokë, ka shumë vetbesim dhe nga ana tjetër dominojnë frikërat, dominojnë pasiguritë. Do ta gjejnë veten një këmbë para një këmbë pas, ta bëj apo mos ta bëj, do të fitojnë të guximshmit. Ndërsa me pjesën e Venusit, mjafton mos të merrem me pjesë të fizikut të tyre dhe çdo gjë do të jetë okay, stabël dhe e qendrueshme.
Peshorja:
Peshorja ndoshta hyjnë te të favorizuarit e muajit për shkak të sigurisë që do të ndjejnë në mënyrën se si do të funksionojnë profesionalisht. Përsa i përket, pjesës së dashurisë, ky Venus duket se do t’I bëjë të merren me histori të vjetra, që ndërkohë nëse duan ti marrin më të mirat këtij muajit do të merreshin me të tashmen dhe as me të nesërmen jo. Edhe pse e mbyllën muajin në vetminë e vetë, muaji do t’i tërheqi në zhurma. Është muaji i mirë për Peshoren.
Akrepi:
Vijmë te akrepët, të cilët vazhdojnë të ngelin prioritet kujdesi në familje, kujdesi në raportin personal, kujdesi në raportin në çift dhe kujdesi në gjërat, që i kanë ndërtuar me mund për një kohë të gjatë. Për sa i përket çështjeve të punës, do të vazhdojnë të vrapojnë deri në datën 12. Megjithatë do të zgjidhin shumë çështje ekonomike. Të lehtësuar edhe me çështjet e fizikut edhe për akrepët.
Shigjetari:
Muaji i tyre, të mencurit e muajit, të bukurit e muajit, duket sikur kanë një hyrje te vetja e vetë që do t’i bëjë të gjejnë veten. Ajo që do të dali nga goja e tyre duket sikur do të japi zgjidhje për këdo që është afër, apo për këdo që ndan problematikën. Sa i përket punës dhe karrierës, do të kenë një bazë të fortë sepse lëvizjet kanë që vjet, po u qëlloj Covid që uli shumë ritmin e rezultatit, por do të ndryshojë më datën 21.
Bricjapët:
Mënyra se si ndihet do të jetë nga sot deri në fundit e pranverës, kështu që ta lënë mënjëanë analizën e thellë. Me Venusin në të kundërt është shumë e vështirë, edhe pse ta them unë është shumë e lehtë. Pikat mbi i te puna sepse me shpenzimet duhet të jenë të kujdesshëm. Projektimi i janarit dhe në vazhdimësi të jetë i fuqishëm dhe disa do të kenë momente shumë të forta për lëkët.
Ujori:
Ujorët do të jenë me një shije përsa i përket 2021, kjo sepse çështjet e punës duket se i kaluan nga shtatori deri në momentin që flasim. Edhe pse të lindurit në 10 ditëshin e fundit të shenjës deri në datën 29 dhjetor presin akoma bingo të mëdhaja. Pra, do ta gjejnë veten shpejt pjesë të grupimeve apo edhe të protestave, të zhurmave. Me saturnin duhet të jenë të kujdesshëm për shëndetin në 10 ditëshin e parë.
Peshqit:
Karriera për të nisur diçka të re. Këto janë shqetësimet, mendimet që do të kenë pothuajse gjatë gjithë muajit. Por që do të jenë në mendjen e tyre sepse një pjesë e tyre do të kenë propozime konkrete. Në kulmin e tyre, do të kenë hyrje shumë të forta që do ta bëjnë të përditshmen e tyre shumë intensive. Të munden të bëhen aq sa munden racional sepse mërkuri me planetin e tyre, i zhvesh pak nga natyra e tyre.l.k/abcnews.al