Sipas MeteoAlb: Vranësira të shpeshta, të cilat do të sjellin reshje shiu në gjysmën perëndimore të vendit por dëborë të pakët do ketë në veri-verilindje dhe juglindje të Shqipërisë. Herë pas here do të kemi dhe intervale me kthjellime.
Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C deri në 13°C.
Era do fryjë mesatare me shpejtësi 35-40 km/h nga drejtimi Jugor – Juglindor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.
Kosova
Vijon ndikimi i vranësirave të dendura të cilat do të sjellin reshje shiu e dëbore në territorin e Kosovës, situatë e cila mbetet deri në orët e vona të mbrëmjes kur kemi pauz të reshjeve.
Maqedonia e Veriut
Mbetemi edhe ditën e premte me vranësira dhe rreshje shiu të herë pas- herëshme. Vetëm orët e vona të mbrëmjes sjellin mot të kthjellët./abcnews.al