Parashikimi i motit, temperaturat ulen me disa gradë

schedule07:43 - 26 Korrik, 2023

schedule 07:43 - 26 Korrik, 2023

SHQIPËRI- Dita e mërkurë do të sjellë tërheqje të kësaj si edhe freskim të menjëhershëm të motit. Megjithatë, kthjellimet do të jenë dominante deri pasdite kur priten vranësira nëpër të gjithë territorin e vendit, më të dukshme në zonat malore veriore dhe verilindore.

Parashikohet që edhe gjatë natës moti të jetë i qëndrueshëm ku kthjellimet do të mbizotërojnë, por vranësirat mbeten të pranishme në të gjithë vendin. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme në vlerat maksimale duke u luhatur nga 17°C deri në 36°C.

Sipas Meteoalb, era do te fryjë mesatarisht me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë./ n.m.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!