Parashikimi i motit, temperaturat priten të shkojnë deri në 40 gradë Celsius

schedule07:06 - 30 Korrik, 2024

schedule 07:06 - 30 Korrik, 2024

Shqipëri – Sipas MeteoAlb orët e para të ditës mbeten nën dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të lehta të vranësirave, ku kthjellimet më të dukshme parashikohet të jenë në ultësirën perëndimore. Ndërsa në zonat malore pritet të ketë herë pas here kalime të lehta të vranësirave. Por mesdita dhe kryesisht orët vijuese i theksojnë lehtësisht vranësirat, duke bërë që të kemi shfaqje të tyre edhe në qytetet e zonës së ulët. vranësirat më të fokusuar do të jenë në skajin veriore dhe verilindore të Shqipërisë. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në vlerat minimale dhe maksimale duke u luhatur nga 13°C vlera më e ulët deri në 40°C vlera më e lartë në rang territori.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe deri e fortë në det duke arritur shpejtësinë 45 km/h nga drejtimi Veriperëndimor; për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim 3 – 4 ballë.

Kosova – Pjesa e parë e ditës në Kosovë do të jetë nën ndikimin e kthjellimeve në pothuajse të gjithë vendin, ku vranësira kalimtare pritet të ketë vetëm në zonat Veriore. Por mesdita dhe kryesisht orët e pasdites do të sjellin kalime të lehta të vranësirave në të gjithë territorin, të cilat më të fokusuara mbeten në zonat Veriore dhe Lindore. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 33°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi deri në 25 km/h përgjatë gjithë ditës nga drejtimi Perëndimor.

Maqedonia e Veriut -Pjesa e parë e ditës në Maqedoninë e Veriut do të jetë nën mbizotërimin e intervaleve të gjata me diell në pothuajse të gjithë territorin. Ndërsa kryesisht orët e pasdites sjellin kalime të lehta të vranësirave, të cilat më të fokusuara do të jenë në zonat Veriore dhe Lindore, por vranësirat nuk do të mund të gjenerojnë reshje në këto zona të Maqedonisë së Veriut. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten vlerat minimale dhe maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 11°C vlera minimale deri në 35°C vlera maksimale në rang vendi. Ndërkohë era do të fryjë mesatare përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 30 km/h nga drejtimi Verior.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!