Parashikimi i motit, temperatura të larta në gjithë vendin

schedule07:27 - 10 Korrik, 2023

schedule 07:27 - 10 Korrik, 2023

SHQIPËRI- Masat ajrore të qëndrueshme vijojnë ndikimin e tyre duke sjellë gjatë orëve të paradites mot të kthjellët dhe të nxehtë në pjesën më të madhe të vëndit.

Orët e pasdites dhe mbrëmjes do të sjellin kalime vranësirash të lehta nëpër territor,ku më të theksuara do të jenë në zonat malore Lindore. Sipas MeteoAlb, gjatë natës i gjithë vendi do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të pakta.

Temperaturat e ajrit do të mnbete kostante në mëngjes, por ulen lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 36°C. Era do të fryjë e lehtë si në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë 28 km/h nga drejtimi kryesisht Perëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!