SHQIPËRI- Sipas MeteoAlb, do të vijojë Shqipëria nën mbizotërimin e motit të kthjellët në pjesën e parë të ditës por pas-mesditës priten shtim i vranësirave në të gjithë vendin ku më të dendura vranësirat do të paraqiten në zonat lindore dhe pjesërisht në qendër duke rrezikuar shira të përkohshëm.
Orët e mbrëmjes dhe nata do të përmirësojnë dukshëm kushtet atmosferike në të gjithë vendin duke rikthyer motin e kthjellët.
Temperaturat e ajrit do të ulen gjatë orëve të mëngjesit, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C vlera minimale deri në 26°C vlera maksimale që pritet përgjatë zonës së ulët.
Era do të fryjë në tokë dhe mesatare në det duke arritur shpejtësinë mbi 35 km/h nga drejtimi kryesisht juglindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1-2 ballë./ abcnews.al