Parashikimi i motit, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

schedule07:40 - 14 Maj, 2024

schedule 07:40 - 14 Maj, 2024

SHQIPËRI- Sipas MeteoAlb, orët e paradites vijojnë nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në të gjithë vendin, por më të theksuara vranësirat paraqiten në skajin verior-verilindor duke rrezikuar momente me pika shiu.

Parashikohet që pjesa e dytë e ditës të shtojë vranësirat në të gjithë vendin duke rrezikuar shira të përkohshëm zonat lindore do të mbeten të rrezikuara nga rrebeshe shiu si edhe breshër.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes, por ulen gjatë orëve të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 26°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi mbi 55 km/h nga drejtimi permanent Jugor; duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!