Parashikimi i motit, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

schedule07:53 - 13 Maj, 2024

schedule 07:53 - 13 Maj, 2024

SHQIPËRI- Sipas MeteoAlb, depërtimi i masave ajrore të qëndrueshme me origjinë perëndimore do të sjellë në vendin tonë; mot të kthjellët dhe të ngrohtë gjatë gjithë paradites.

Ndërsa pjesa e dytë e ditës do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare në bregdet dhe zonat e ulëta duke lënë me kthjellime dhe vranësira disi më të dendura zonat malore Lindore ku nuk do të mungojnë edhe shirat e dobët e lokalë.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes, por ulen lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C vlera më e ulët në verilindje të vendit deri në 24 gradë Celsius pritet vlera maksimale në qarqet; Elbasan dhe Berat.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare si në tokë dhe në det me shpejtësi deri në 28 km/h nga drejtimi perëndimor dhe veriperëndimor; kjo do të sjellë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim të ulët./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!