Parashikimi i motit, si do të variojnë temperaturat

schedule07:13 - 28 Mars, 2023

schedule 07:13 - 28 Mars, 2023

Territori shqiptar gjatë mëngjesit do të mbetet me vranësira të shpeshta të cilat parashikohet të sjellin momente të pakta me pika shiu pjesërisht në zonat qendrore dhe Lindore. Ndërsa në zonat malore do të ketë reshje të pakta dëbore. Por orët në vijim do të kemi përmirësim të dukshëm të kushteve të motit, duke bërë që gjatë mesditës një pjesë e mirë e Shqipërisë të jetë nën dominimin e intervaleve të gjata me kthjellime. Pasditja dhe mbrëmja sjellin kalime të pakta vranësirash në vendin tonë, ku më të fokusuara do të jenë në zonat malore.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga -1°C deri në 13°C. Era do të fryjë mesatare dhe e fortë në det me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi Verior – Verilindor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 4 – 5 ballë.

Kosova

të shpeshta dhe intervaleve të shkurtra me kthjellime, ku pritet që vranësirat të pësojnë zhvillime të përkohshme duke sjellë dhe reshje të pakta dëbore. Ndërsa mesdita dhe pasditja do ti theksojnë kthjellimet në një pjesë të mirë të territorit të Kosovës. Por orët e mbrëmjes do të sjelli kalime të pakta të vranësirave në të gjithë vendin.

Maqedonia e Veriut

Orët e para të mëngjesit do të jenë nën mbizotërimin e vranësirave të shpeshta në të gjithë territorin e MV, ku herë pas here vranësirat do të pësojnë zhvillime të përkohëshme duke gjeneruar reshje të pakta dëbore. Por duke filluar nga mesdita dhe në vijim në MV parashikohet të ketë përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike në të gjithë vendin.

Rajoni dhe Evropa

Pjesërisht Qendra e Rajonit të Ballkanit dhe Brigjet e Egjeut paraqiten në mbizotërimin e vranësirave të shpeshta, të cilat do të gjenerojnë herë pas here reshje shiu. Gjithashtu mbetet nën ndikimin e vranësirave të shumta dhe reshjeve të dëborës Lindja e kontinentit. Ndërsa gadishulli Skandinav dhe një pjesë e mirë e Evropës Perëndimore pritet të jenë në dominimin e motit të qëndrueshëm, ku do të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Kthjellimet do të jenë më presente në gadishulli Iberik./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!