Sipas MeteoAlb paraditja në territorin shqiptar do të paraqitet me mot të kthjellët dhe vranësira të lehta. Por mesdita dhe pasditja sjell shpeshtim të vranësirave në vend kryesisht në veri-verilindje, por pa shi.
Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes, por nuk do kenë ndryshime në mesditë duke luhatur vlerat ekstreme ditore nga 5°C në zonat malore deri në 22°C në zonat bregdetare.
Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 2-3 ballë.
Rajoni dhe Evropa
Gadishulli Iberik, Evropa Qendrore dhe Veriore mbeten me vranësira të dendura dhe shtrëngata shiu. Ndërsa Evropa Lindore, Ishujt Britanikë dhe Rajoni i Mesdheut do të dominohen nga kthjellime dhe vranësira të lehta.
Kosova
Vijon ndikimi i kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta gjatë paradites në territorin e Kosovës, por mesdita dhe pasditja sjellin shira të përkohshëm në veri të saj.
Maqedonia e Veriut
Deri në mesditë MV mbetet me kthjellime por mesdita dhe orët vijuese sjellin shpeshtim të vranësirave por pa reshje./abcnews.al/