Territori shqiptar do të përfshihet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë një ditë përgjithësisht të kthjellët dhe të qetë.
Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes, por vijojnë njësoj në mesditë duke u luhatur nga 11°C temperatura më e ulët deri në 32°C vlera më e lartë në rang vendi.
Pritet që në zonat fushore dhe bregdetare moti të jetë kryesisht i kthjellët gjatë gjithë ditës. Në relievet malore në lindje do të ketë vranësira të pakta deri mesatare kalimtare, të cilat nga mesdita deri në pasdite mund të shoqërohen me reshje shiu të dobëta dhe afatshkurtra.
Do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me një shpejtësi mesatare prej 8 m/s. Në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare, era do të forcohet herë pas here, duke arritur deri në 17 m/s.

