Moti vijon të ngrohet gradualisht si pasojë e qarkullimit të masave ajrore më të ngrohta më origjinë Perëndimore; Kjo do të bëjë që kthjellimet dhe vranësirat e shpeshta të jenë dominante gjatë gjithë paradites.
Pjesa e dytë e ditës do të shtojë vranësirat në të gjithë territorin e vendit ku në zonat Veriore dhe pjesërisht në qendër do të ketë momente me pika shiu.
Gjatë natës shirat do të shtrihen në pjesën më të madhe të territorit Shqiptar.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në vlerat minimale edhe në vlerat maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 3°C vlera minimale e shënuar në zonat e Juglindjes deri në 21°C vlera maksimale e cila pritet në shumë qytetet të zonës së ulët.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 55 km/h nga drejtimi permanent jugor; për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 5 ballë.
Kosovë
Masat ajrore më të ngrohta me origjinë Perëndimore do të diktojnë kushtet atmosferike edhe në Republikën e Kosovës; duke sjellë alternim të kthjellimeve të shkurtra dhe vranësirave të dendura.
Parashikohet që pasditja dhe mbrëmja; të sjellin shtim të vranësirave në të gjithë territorin e Kosovës duke gjeneruar reshje shiu e dëborë në zona të izoluara gjatë orëve të vona të natës.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në orët e mëngjesit edhe në të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 2°C vlera më e ulët në e shënuar në Mitrovicë deri në 17°C vlera më e lartë e cila do të shënohet në qytetin e Gjakovës.
Përsa i përket parametrit të Erës; do të fryjë mesatare deri e fortë duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 50 km/h nga drejtimi JUGOR
Maqedonia e Veriut
Republika e MV do të paraqitet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta përgjatë gjithë paradites KU më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat Perëndimore dhe Veriperëndimore.
Parashikohet që pjesa e dytë e ditës dhe në vijim; të shtojë vranësirat në të gjithë territori e MV duke gjeneruar reshje shiu e dëborë pas – mesnatës.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rritje si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C vlera minimale në qytetin e Gostivarit deri në 18°C vlera maksimale e cila do të shënohet në qytetin e Shkupit.
ERA do të fryjë mesatare deri e fortë duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 50 km/h nga drejtimi permanent jugor.
Europa
Zhvillimi prej disa ditësh; e një Qendre të fuqishme Ciklonare në Veriperëndim të Kontinentin me ndikim deri në Europën Qendrore; do të sjellë; në ishujt Britanikë si edhe Europën Qendrore, vranësira dhe reshje shiu e dëborë në zonën e Alpeve.
Po ashtu, gadishulli Iberik do të vijojë nën ndikimin e një sistemi frontal duke sjellë vranësira dhe reshje shiu ku herë pas here do të jenë në formë shtrëngate, ndërsa gadishulli i Ballkanit; gadishulli Peloponez si edhe vendet Nordike do të dominohen nga moti i kthjellët dhe vranësira të lehta e kalimtare.