Do të vijojë territori shqiptar nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të vendit; më të theksuara në skajin veri –verilindje të territorit duke sjellë reshje të izoluara dëbore.
Parashikohet që orët e pasdites të vijojnë nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave, por nuk priten reshje; Ndërkohë parametri i erës do të jetë problematik në shumë zona të Shqipërisë.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -3°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Pukës deri në 18°C vlera më e lartë e cila pritet në qarkun e Durrësit dhe Fierit.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor; kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim deri në 4 ballë.
Kosovë
Gjatë orëve të paradites; Republika e Kosovës do të paraqitet nën dominimin e vranësirave të lehta dhe lokalisht mesatare, por nuk priten reshje.
Parashikohet që pjesa e dytë e ditës dhe në vijim; të dobësojë ndjeshëm sistemin e vranësirave në të gjithë territorin e Kosovës duke sjellë intervale të gjata me kthjellime; Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -4°C vlera minimale deri në 9°C maksimalja në rang territori.
Era do të fryjë mesatare, por herë pas-here e fortë me shpejtësi maksimale mbi 50 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor.
Maqedonia e Veriut
Do të paraqitet republika e Maqedonisë së Veriut nën mbizotërimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike duke bërë që; vranësirat të jenë prezente; më të theksuara në zonat Perëndimore dhe Veriperëndimore të MV megjithatë nuk priten reshje;
Pjesa e dytë e ditës do të përmirësojë dukshëm kushtet atmosferike duke larguar vranësirat nga i gjithë territorin e MV; Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -4°C vlera minimale deri në 10°C vlera maksimale në rang territori.
Ndërkohë; Era do të fryjë mesatare gjatë ditës dhe deri e fortë në mbrëmje duke arritur shpejtësinë mbi 45 km/h nga drejtimi permanent Jugor.
Europa
Pothuajse i gjithë kontinenti Europian do të jetë nën mbizotërimin e motit të paqëndrueshëm ku vranësirat dhe reshjet e shiut dhe dëborës do të jenë dominante; Konkretisht; reshje të dendura shiu dhe stuhi ere do të kenë; gadishulli Iberik; ishujt Britanikë si edhe pjesërisht; gadishulli Apenin;
Ndërsa; reshje të dendura dëbore priten në; Europën Lindore si edhe zonën e Alpeve; Përsa i përket motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta e kalimtare do të paraqiten; Europa Veriore, rajoni i balltikut si edhe pjesërisht gadishulli i Ballkanit.