Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

schedule07:32 - 10 Dhjetor, 2024

schedule 07:32 - 10 Dhjetor, 2024

Shqipëria do të jetë sërish nën ndikimin e masave ajrore me origjinë verilindore duke sjellë në vendin tonë; reshje shiu në bregdet dhe zonat e ulëta si edhe reshje dëbore në zonat malore përgjatë kufirit Lindor, por sasia e tyre do të jetë më e pakët.

Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim; të shtim të intensitetit të reshjeve në të gjithë territori Shqiptar Ku edhe temperaturat do të jenë tipike dimri. Temperaturat e ajrit do të ulen si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C vlera më e ulët e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 14°C vlera më e lartë e cila pritet në Vlorë dhe Sarandë.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi kryesisht Verilindor duke krijuar në brigjet detare Valëzim 3 – 4 ballë.

Kosovë

Edhe të martën; Republika e Kosovës; do të mbetet me vranësira dhe reshje dëbore gjatë orëve të paradites, por në sasi të pakta.

Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim; të sjellin shtim të vranësirave duke gjeneruar rrebeshe shiu si edhe dëborë të dendur më të dukshme në zonat Jugore dhe perëndimore të Kosovës.

Temperaturat e ajrit do të ulen si në mëngjes edhe në mesditë duke u luhatur nga -5°C vlera më e ulët në Mitrovicë deri në 5°C vlera më e lartë në Gjakovë.

Era do të fryjë mesatare paradite, por deri e fortë gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale 50 km/h nga drejtimi kryesisht Verilindor.

Maqedonia e Veriut

Republika e MV përgjatë gjithë 24-orëshit; do të jetë nën ndikimin e motit të vranët duke sjellë herë pas here reshje shiu e dëbore ku herë pas here do të jenë me intensitet të lartë; Parashikohet që në mbrëmje dhe gjatë natës; vranësirat të shtohen më tej duke gjeneruar reshje të dendura ku më së shumti do të jenë reshje dëbore për shkak të temperaturave të ulëta.

Temperaturat e ajrit do të ulen si në mëngjes edhe në mesditë duke u luhatur nga -5°C vlera minimale në qytetin e Ohrit deri në 5°C vlera  maksimale e cila do të shënohet sërish në Shkup; Ndërkohë; ERA do të paraqitet mesatare dhe e fortë  duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 50 km/h nga drejtimi kryesisht Verilindor.

Europa

Zhvillimi i një qendre të fuqishme Ciklonare përkatësisht në Lindje të kontinentit Europian me ndikim deri në Europën Juglindore; do të diktojë kushte të paqëndrueshme atmosferike për vendet e Europës Lindore dhe gadishullin e Ballkanit duke sjellë; reshje të dendura shiu e dëbore si edhe mini- stuhi ere.

Po ashtu; me vranësira; rrebeshe shiu si edhe erë të fortë do të paraqiten brigjet e Egjeut si edhe brigjet e detit të zi, ndërsa nën ndikimin e motit të qëndrueshëm me kthjellime dhe temperatura relativisht të ulëta tipike dimri do të paraqiten; gadishulli Iberik, gadishulli Skandinav si edhe vendet e Beneluksit.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!