Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

schedule07:50 - 28 Prill, 2024

schedule 07:50 - 28 Prill, 2024

Sipas MeteoAlb, depërtimi i masave ajrore nga veriu i Afrikës në brigjet e Mesdheut me ndikim deri në Ballkan do të sjellë në vendin tonë; mot të kthjellët dhe temperatura të larta gjatë gjithë paradites. Ndërsa pjesa e dytë e ditës do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare në bregdet dhe zonat e ulëta duke lënë me kthjellime dhe vranësira disi më të dendura zonat malore Lindore, por nuk priten reshje.

Temperaturat e ajrit vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C vlera më e ulët në verilindje të vendit deri në 26 gradë Celsius pritet vlera maksimale në qarqet; Elbasan dhe Berat.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare si në tokë dhe në det me shpejtësi deri në 28 km/h nga drejtimi Perëndimor dhe Veriperëndimor; kjo do të sjellë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim të ulët.

Kosova

Deri në mesditë, Kosova dominohet nga mot i kthjellët dhe i ngrohtë, por pas-mesdite pritet kalim i vranësirave të lehta në pjesën më të madhe të Kosovës, më të theksuara vranësirat do të jenë në ekstremin Verior dhe Veriperëndimor. Parashikohet që në mbrëmje vonë dhe gjatë natës vranësirat të largohen gradualisht duke ja lënë vendin motit të kthjellët në të gjithë territorin e Kosovës.

Temperaturat e ajrit do të rriten në orët e mëngjesit dhe të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 6°C minimalja e shënuar përkatësisht në qytetin e Podujevës deri në 20°C vlera maksimale e cila do të regjistrohet përkatësisht në Gjakovë.

Përsa i përket parametrit të Erës do të fryjë e lehtë paradite, por mesatare gjatë pasdites me shpejtësi deri në 30 km/h nga drejtimi kryesisht Perëndimor.

Maqedonia e Veriut

Republika e RMV mbetet në ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta gjatë orëve të paradites, por pjesa e dytë e ditës do të sjellë kalim të vranësirave nëpër të gjithë RMV, më të theksuara vranësirat do të paraqiten në zonat Jugperëndimore, por nuk priten reshje. Kjo situatë e qëndrueshme atmosferike do të na shoqërojë gjatë natës në të gjithë Republikën e RMV. Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në orët e mëngjesit duke bërë që vlera minimale të regjistrohet 6° C në qytetin e Tetovës, por mesdita sjell rritje të ndjeshme të tyre duke regjistruar vlerën maksimale deri në 22°C në qytetin e Shkupit dhe Manastirit.

Ndërkohë; Era do të fryjë e lehtë gjatë paradites, por mesatare gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë 28 km/h nga drejtimi Perëndimor.

Europa

Si pasojë e një sistemi të fuqishëm vranësirash që kanë përfshirë brigjet Veri-Verilindje të kontinentit do të diktojë kushtet e paqëndrueshme atmosferike në Europën Lindore si edhe pjesërisht Europën Qendrore; duke sjellë reshje shiu dhe stuhi të forta ere.

Po ashtu; shirat intensivë si edhe stuhitë e forta të erës kanë përfshirë ishujt Britanikë duke sjellë mjaft probleme, ndërsa gadishulli i Ballkanit, gadishulli Apenin si edhe brigjet e detit të zi; do të mbizotërohen nga moti i kthjellët dhe temperatura relativisht të larta

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!