Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat

schedule07:16 - 8 Maj, 2021

schedule 07:16 - 8 Maj, 2021

Sipas MeteoAlb mëngjesi i së shtunës sjell mot me vranësira të shpeshta, të cilat më të dukshme do jenë në skajin verior ku pritet dhe ndonjë shi i izoluar.

Por duke ju afruar mesditës vranësirat largohen gradualisht nga territori shqiptar duke bërë që pjesa tjetër e ditës të mbetet në mbizotërimin e motit të kthjellët.

Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes por mbeten thuajse të pandryshuara në mesditë, duke u luhatur nga 9°C mëngjesi deri në 28°C mesdita.

Era do fryjë mesatare dhe herë pas here e fortë me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Verior-Verilindor duke gjeneruar në det dallgëzim 4 ballë.

Kosova

Vranësira të shpeshta të cilat do të gjenerojnë shira të pakët dhe të izoluara mbizotërojnë orët e para të ditës. Por orët vijuese sjellin përmirësim të kushteve atmosferike duke bërë që kthjellimet të jenë dominuese në territorin e Kosovës.

Maqedonia e Veriut

Paraditja do të paraqitet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të herë pas hershme. Ndërsa mesdita dhe pasditja sjellin largim të vranësirave fillimisht nga zonat veriore dhe gradualisht moti i kthjellët përfshin gjithë MV.

Rajoni dhe Europa

Zhvillimi i një qendre anticiklonare në qendër të kontinentit do të kushtëzojë kthjellime në pjesën më të madhe të tij. Përjashtim bëjnë veriu dhe lindja, të cilat herë pas here do kenë reshje shiu.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!