Sipas MeteoAlb pjesa e parë e ditës në territorin shqiptar do të paraqitet me vranësira të dendura dhe kthjellime të pakta duke sjellë dhe ndonjë shi të izoluar në skajet veri-jug.
Por pjesa e dytë e ditës përmirëson ndjeshëm kushtet atmosferike duke bërë që kthjellimet të jenë dominuese.
Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 3°C në zonat malore deri në 23°C në zonat bregdetare.
Era do fryjë mesatare në veri por e lehtë në jug me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në det dallgëzim mbi 3 ballë.
Kosova
Paraditja vijon me vranësira të shpeshta ku pritet dhe ndonjë shi i izoluar. Ndërsa mesdita dhe pasditja ri-kthejnë kthjellimet.
Maqedonia e Veriut
Mbetet pjesa e parë e ditës në mbizotërimin e motit të vranët.
Ndërsa pjesa e dytë e ditës përmirëson kushtet atmosferike duke bërë që kthjellimet të jenë mbizotëruese.
Rajoni dhe Evropa
Vranësira të dendura, rrebeshe shiu dhe stuhi ere dominojnë Gadishullin Iberik. Po ashtu Evropa Lindore mbetet me vranësira të dendura dhe shtrëngata shiu. Ndërsa pjesa më e madhe e kontinentit Evropian dominohen nga kthjellime dhe vranësira të lehta./abcnews.al/