Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat

schedule07:25 - 2 Nëntor, 2020

schedule 07:25 - 2 Nëntor, 2020

Sipas MeteoAlb gjatë paradites moti paraqitet kryesisht i kthjellët në të gjithë vendin, por vranësira kalimtare do të ketë në zonat malore.

Gjithashtu pasditja dhe mbrëmja të vijojnë me kthjellime për ultësirën perëndimore ndërsa zonat përgjatë kufirit lindor do të kenë kalime vranësirash të lehta.

Temperaturat e ajrit mbeten konstante në mëngjes, por ulen lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 21°C.

Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim i ulët.

Kosova

Vijon ndikimi i kthjellimeve të pakta dhe vranësirave të shpeshta gjatë

paradites, por  mesdita dhe pasditja largojnë vranësirat nga Kosova.

Maqedonia e Veriut

Kthjellimet mbizotërojnë deri në pasdite kur vranësirat bëhen të dukshme në zonat perëndimore por sërish nuk do ketë reshje.

Rajoni dhe Evropa

Kontinenti i Evropës mbetet në ndikimin e vranësirave dhe rrebesheve të

Shiut në pjesën më të madhe, konkretisht Evropa Veriore dhe Qendrore.

Po ashtu kthjellimet mbizotërojnë dhe në Evropën Veriore. Ndërsa nën

dominimin e motit kthjellët paraqiten Evropa Lindore dhe Jugore./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!