Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat

schedule07:19 - 23 Tetor, 2020

schedule 07:19 - 23 Tetor, 2020

Sipas MeteoAlb mbetemi në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta në territorin shqiptar gjatë pjesës së parë të ditës. Parashikohet që edhe mbrëmja të mbetet në të njëjtat kushte të motit.

Temperaturat e ajrit mbeten konstante në mëngjes por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 24°C.

Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Verior – Verilindor duke krijuar dallgëzim 2 ballë.

Kosova

Kthjellimet dominojnë në të gjithë territorin e Kosovës deri në mesditë, por pasditja sjellë kalime vranësirash, ku më të shpeshta do jenë në zonat lindore.

Maqedonia e Veriut

Masat ajrore të qëndrueshme do të diktojnë mot të kthjellët në MV gjatë paradites. Parashikohet që edhe mbrëmja të mos sjelli ndryshime.

Rajoni dhe Evropa

Kthjellimet do të dominojnë pjesën më të madhe të kontinentit, ku më të dukshme kthjellimet do jenë në Evropën Jugore. Ndërsa qendra dhe Lindja e Evropës me vranësira dhe rrebeshe shiu./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!