Pjesa e parë e ditës do të sjellë në të gjithë vendin tonë orët të shumta me diell dhe kthjellimet do të jenë më të dukshme në ultësirën perëndimore. Pasditja dhe mbrëmja do të sjellin kalime të pakta vranësirash në të gjithë territorin Shqiptar, që më të fokusuara do të jenë në zonat Lindore. Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, por mbeten kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 18°C. Era do të fryjë mesatarisht në det me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.
Kosova
Pjesa e parë e ditës do të sjelli alternime kthjellimesh dhe vranësirash të lehta, të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Veriore dhe Lindore. Ndërsa pasditja dhe mbrëmja do t’i bëjnë më të dukshme vranësirat në të gjithë Kosovën, por nuk do të mund të gjenerojnë reshje.
Maqedonia e Veriut
Republika e Maqedonisë së Veriut gjatë paradites do të mbetet në dominimin e kthjellimeve në një pjesë të mirë të territorit, të cilat më të dukshme kthjellimet do të jenë në zonat Jugperëndimore. Ndërsa pasditja dhe orët vijuese do të sjellin shtim të përkohëshëm të vranësirave në vend.
Rajoni dhe Europa
Zhvillimi i një qendre të presionit të lartë atmosferik në pellgun e Mesdheut do të sjelli dominim të kthjellimeve dhe kalime të pakta vranësirash në pjesën më të madhe të Europës Jugore. Ndërsa Qendra e kontinentit do të jetë me vranësira të shpeshta të cilat do të gjenerojnë reshje shiu dhe dëbore. Por më të dendura reshjet e dëborës do të jenë në vendet nordike dhe Lindje të kontinentit. /abcnews.al