Parashikimi i motit për ditën e sotme, reshje shiu dhe ulje temperaturash

schedule07:16 - 21 Maj, 2020

schedule 07:16 - 21 Maj, 2020

Vendi ynë ditën e sotme do të shoqërohet nga vranësia të cilat do të sjellin edhe reshje shiu.

Më të theksuara do të jenë reshjet në zonat jugore por gjatë orëve të mbrëmjes moti do të përmirësohet gradualisht.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat 9°C deri në 27°C.

Era do fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 45 – 55 km/h nga drejtimi verilindor-veriperëndimor duke krijuar dallgëzimin 5 ballë.