Parashikimi i motit për ditën e sotme, mësoni si do të ndryshojnë temperaturat

schedule07:11 - 14 Shtator, 2020

schedule 07:11 - 14 Shtator, 2020

Sipas MeteoAlb: Mot me kthjellime dhe vranësira të herë pas-herëshme mbizotëron në vendin tonë gjatë pjesës së parë të ditës. Po pjesa e dytë e ditës zhvillon vranësirat në jug të vendit ku rrezikohen rrebeshe afat-shkurtra shiu.

Temperaturat e ajrit ulen lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 36°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verilindor-Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 3 ballë.

Rajoni dhe Europa

Masat ajrore të qëndrueshme do të diktojnë mot të kthjellët në pjesën më të madhe të kontinetit Europian. Konkretisht: Veriu, Qëndra dhe Jugu mbizotërohen dhe nga temperatura të larta.

Nddersa vranësira dhe rrebeshe shiu do kenë Gadishulli Iberik dhe Europa Lindore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!