Parashikimi i motit për ditën e sotme, mësoni si do të ndryshojnë temperaturat

schedule07:16 - 6 Janar, 2021

schedule 07:16 - 6 Janar, 2021

Sipas MeteoAlb: Mbetemi në ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme,të cilat do të diktojnë vranësira dhe reshje shiu në pjesën më të madhe të Shqipërisë, por në zonat e thella malore do kemi reshje dëbore.

Parashikohet  që këto kushte atmosferike të mbeten gjatë gjithë ditës edhe pse herë pas here do kemi pauz të reshjeve.

Temperaturat e ajrit rriten sërisht në mëngjes por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 12°C.

Era do fryjë mestare me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.

Kosova

Paraditja paraqitet me vranësira të shpeshta por pa reshje në territorin e Kosovës. Ndersa mesdita dhe pasditja sjellin reshje shiu e dëbore në të gjithë vendin.

Maqedonia e Veriut

Vranësira të dendura t, të cilat herë pas here pësojnë zhvillim duke sjellë reshje shiu e dëbore mbizotërojnë motin në MV gjatë gjithë ditës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!